Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
‘Pas 11 majit, Rama me shokët tek 7×7=313’, Basha: Vetëm Koalicioni Euroatlantik është për luftën kundër korrupsionit
Drejtuesi Politik i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha, vijoi takimet në qytetin e Kavajës. Në fjalën, Basha u ndal tek oferta që po u bën Berisha kavajasve, me kandidatë që, sipas tij, përfaqësojnë rikthimin e politikës së vjetër dhe të inkriminuar. Basha tha se problemi është që kësaj radhe, vota për Berishën, del Vis Roshi deputet. Sipas tij, edhe pse thonë se është ‘çuni i xhajës’, realisht është rikthimi i të njëjtit model që është larguar me ligjin për dekriminalizimin. Ai gjithashtu tha se bashkëpunimi mes Berishës dhe Ilir Metës nuk përfaqëson asnjë zgjidhje për korrupsionin e qeverisë Rama Basha më tej u bëri thirrje qytetarëve të votojnë numrin 4, duke theksuar se vetëm Koalicioni Euroatlantik ka programin dhe vullnetin për ta çuar deri në fund luftën kundër korrupsionit,...