I dënuar përjetë për masakrën e Urës Vajgurore, Fran Marashi mbetet në “41 bis”

I dënuar përjetë për masakrën e Urës Vajgurore, Fran Marashi mbetet në “41 bis”

Gjykata e Posaçme ka rrëzuar kërkesën e Fran Marashit, për të dalë nga regjimi “41 bis” ku ndodhet i izoluar që prej dhjetorit të 2024-ës. Vendimi për të rrëzuar kërkësën u dha nga gjyqtari i GJKKO, Erjon Bani. Fran Marashi kundërshtonte urdhrin e datës 13 dhjetor 2024 të Ministrit të Drejtësisë Ulsi Manja, që e vendoste atë nën kufizime të veçanta në ushtrimin e të drejtave në burg. Në vitin 1997, ngjarja e njohur si “Masakra e Urës Vajgurore” tronditi vendin ku 5 punonjës policie u vranë dhe 6 të tjerë u plagosën. Pas shumë vitesh, drejtësia po përpiqet të sqarojë plotësisht këtë ngjarje tragjike dhe të sigurojë një proces të drejtë për të gjithë të akuzuarit. Të dënuar me burgim të përjetshëm për të...