Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
“Pas 11 majit Shqipëria do të jetë sërish madhështore”, Meta nga qelia: Narkoqeveria po plaçkit infrastrukturën
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka sjellë në rikujtesë projektin “Korridori 8”, duke e cilësuar si një ndër sfidat më të mëdha të mandatit të tij si kryeministër. Në një postim të bërë në Facebook, ai vë në dukje se ndërtimi i segmenteve kyçe të këtij korridori u realizua me shpejtësi dhe përballë vështirësive të mëdha financiare. Meta premton rikthimin e investimeve të mëdha infrastrukturore pas zgjedhjeve të 11 majit. ‘Faza e parë e “Korridorit 8” ishte një sfidë madhore për vendin dhe kujtoj se si me shpejtësi, përfunduan dhe inaugurova, si Kryeministër, segmente rrugore të njëpasnjëshme duke kapërcyer edhe vështirësi financiare tepër të mëdha. Segmente si Durrës- Rrogozhinë, Rrogozhinë-Elbasan,Elbasan-Librazhd, Librazhd-Qafthanë ishin disa nga këto segmente që lidhnin Portin e Durrësit me Maqedoninë....