Trump me humor për zgjedhjen e Papës: “Do të doja të isha unë!”

Trump me humor për zgjedhjen e Papës: “Do të doja të isha unë!”

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka bërë një deklaratë me nota humori lidhur me pasuesin e Papa Françeskut, i cili ndërroi jetë javën e kaluar në moshën 88-vjeçare. Gjatë një konference për shtyp në Shtëpinë e Bardhë, Trump u pyet nëse kishte një emër të preferuar për drejtimin e ardhshëm të Selisë së Shenjtë. Edhe pse nuk u prononcua për ndonjë kardinal të veçantë, ai vlerësoi figurat amerikane në garë dhe shtoi me ironi: “Do të doja të isha unë Papa. Kjo do të ishte zgjedhja ime numër një”, tha Trump. Pavarësisht tonit ironik, Trump tregoi njëfarë interesi për zhvillimet në Vatikan, duke përmendur me respekt kardinalin Timothy Dolan nga New York-u, edhe pse ai nuk konsiderohet një kandidat potencial serioz për fronin...