Digicom: Internet i shpejtë për vitin 2025, tani edhe më i sigurt me F-Secure

Digicom: Internet i shpejtë për vitin 2025, tani edhe më i sigurt me F-Secure

Digicom është certifikuar zyrtarisht si ofruesi i internetit më të shpejtë për vitin 2025, sipas raportit të fundit të publikuar nga kompania ndërkombëtare SpeedChecker. Ky është viti i dytë radhazi që Digicom merr këtë vlerësim, duke konfirmuar standardin e lartë dhe qëndrueshmërinë në ofrimin e shërbimeve të saj. Ky vlerësim prestigjioz është bazuar në analizën e mijërave testeve të kryera nga përdoruesit në territorin e Shqipërisë, duke konfirmuar cilësinë dhe performancën e lartë të rrjetit të Digicom. Internet i shpejtë dhe i qëndrueshëm Me një shpejtësi mesatare shkarkimi prej 93.84 Mbps dhe një shpejtësi ngarkimi prej 29.48 Mbps, Digicom ka arritur të tejkalojë çdo ofrues tjetër të shërbimeve të internetit në vend. Ky sukses është rezultat i investimeve të vazhdueshme në teknologjinë moderne XGSPON, që...