Kontrata 6 milionë dollarë e PD-së për lobim në SHBA, Romeo Kara: Korrupsion dhe pastrim parash, SPAK të veprojë

Kontrata 6 milionë dollarë e PD-së për lobim në SHBA, Romeo Kara: Korrupsion dhe pastrim parash, SPAK të veprojë

Juristi Romeo Kara ka deklaruar se kontrata 6 milionë dollarë e Partisë Demokratike për lobim në Shtetet e Bashkuara të Amerikës është një rast i pastër korrupsioni dhe pastrim parash. Në një studio televizive, Kara e cilësoi këtë kontratë si më të shtrenjtën e këtij lloji që është bërë ndonjëherë, duke theksuar se ajo tejkalon edhe praktikat e zakonshme të lobimit shtetëror. Sipas tij, kontrata është firmosur përmes një fondacioni të krijuar vetëm pak ditë para marrëveshjes, gjë që ngrit dyshime serioze mbi ligjshmërinë dhe burimin e fondeve të përdorura. “Kemi të bëjmë me një rast të pastër korrupsioni dhe pastrim parash. Fondacioni është krijuar vetëm pak ditë para kontratës. Nuk ka prova se është fondacion nga shqiptarët dhe nuk shpjegon burimin e parave,” tha...