Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Sherri në zyrën elektorale te “Ali Demi”, reagon PSD
Partia Socialdemokrate ka mohuar çdo lidhje me ngjarjen e ndodhur mesditën e sotme në një nga zyrat e tyre elektorale, në zonën e Ali Demit, ku u gjetën edhe plumba nga policia pas një sherri të dhunshëm. Përmes një postimi në Facebook, partia e drejtuar nga Tom Doshi, sqaron se “ngjarja e ndodhur këtë mesditë në rrugën “Ali Demi”, nuk ka asnjë lidhje me zyrën tonë elektorale apo me aktivitetin e Partisë Socialdemokrate”. Më tej PSD bën me dije se vendi ku ka ndodhur incidenti ndodhet pranë ambienteve të tyre, por nënvizon se “asnjë nga anëtarët apo simpatizantët tanë nuk ka qenë i përfshirë në konfliktin në fjalë”. Në fund nga PSD shprehen se ata dënojnë çdo akt dhune dhe presin që “organet kompetente të sqarojnë...