Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Më shumë borxhlinj e më pak kursimtarë, rritet kredia e re për ekonominë në 36.2 mld lekë, depozitat ranë
Bizneset por dhe individët kanë trokitur më shpesh pranë dyerve të bankave këtë fillimvit për të marrë hua. Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se kreditimi i ekonomisë arriti në nivele historike duke arritur në 36.2 miliardë lekë kredi të reja nga 30 miliardë në mars 2024. “Gjithë rritja e stokut të kredisë vijnë nga një numër i kufizuar sektorësh ekonomik kryesisht sektori i manifakturës industrisë përpunuese, kredia për sektorin e ndërtimit dhe transportit ndërsa sektorët e tjerë vazhdojnë rënien siç është bujqësia që ka dhe një peshë kryesore në ekonomi”, shprehet Selami Xhepa, ekspert ekonomie. Më shumë kredi po jepen në drejtim të sektorit të pasurive të paluajtshme. “Mendoj që në perspektivën afatgjatë do shohim një tkurrje të dinamikave të sektorit. Këto rregulla...