Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Duka: Finalen e “fina four” për titullin kampion do ta gjykojë polaku Marciniak
U hodh shorti i “final four”, ku do të përcaktohet tituli kampion i Superiores. Egnatia do të përballet me Partizanin në gjysmëfinale, ndërsa Vllaznia me Dinamo City. I pranishëm gjatë shortit, presidenti i FSHF-së, Armand Duka, u shpreh për mediat: “Skuadrat kanë dhuruar emocione për të gjithë spektatorët. Falënderoj drejtuesit e klubeve, stafet përkatëse teknike dhe lojtarët. Iu uroj shumë suksese. Dëshiroj të dalin të 4 skuadrat kampione, por është e pamundur. Kështu, fitoftë më i miri! Presidentët që janë sot prezent, a do të jenë në finale? Në finale shkojnë skuadrat dhe kjo na jep emocione të mëdha. Duke qenë se ende nuk dihet se kush do të mund ta fitojë titullin, kjo na mban më të motivuar. Ne duhet ta shijojmë ‘final four’, duhet...