Miku i Ballkanit në Berlin, Johann Wadephul do të jetë ministër i jashtëm në qeverinë e re gjermane

Miku i Ballkanit në Berlin, Johann Wadephul do të jetë ministër i jashtëm në qeverinë e re gjermane

Ministri i ri i jashtëm i Gjermanisë do të jetë Johann Wadephul, e ky po konsiderohet një lajm i mirë për Ballkanin Perëndimor. Anëtar i CDU-së që nga viti 1982, ai ka ndërtuar një karrierë të gjatë politike dhe ka qenë që 2009-ta deputet në Bundestag. Por çështje më e rëndësishmja, është njohës i mirë i problematikave të rajonit, të cilin e ka pasur në fokus e konsiderohet se ndryshe nga shefja e deritanishme e diplomacisë gjermane, Annalena Baerbock, ai do të ndjekë një stil më të përmbajtur, më pragmatik dhe më të përqendruar tek rezultat konkrete. Praktikisht, sipas ekspertëve, pavarësisht se me kërkesa të forta për reforma reale, Ballkani Perëndimor mund të presë mbështetje të qartë për integrimin europian. Shembull i kësaj qasjeje të...