Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Vera e bardhë mund të ulë rrezikun e arrestit kardiak
Konsumimi i verës së bardhë e shampanjës, frutave dhe shmangia e shtimit në peshë mund të reduktojë rrezikun e arrestit kardiak, thotë një studim i ri. Ekspertët thonë se mijëra arreste kardiake mund të parandalohen duke rregulluar stilin e jetesës. Konsumimi më i lartë i shampanjës ose verës së bardhë, më shumë frutave, humori i mirë, ruajtja e një peshe të shëndetshme dhe kontrolli i tensionit të gjakut mbrojnë ndaj arrestit kardiak. Studimi tregon se personat më të arsimuar kanë më pak gjasa për arrest kardiak, ndërssa gjumi i keq dhe mungesa e aktivitetit fizik janë shkatërrues. Arresti kardiak ndodh kur zemra ndalet papritur, një situatë emergjente që ndodh pa paralajmërim. Pacienti rrëzohet dhe është në gjendje të pavetëdijshme, nuk merr frymë normalisht ose s’merr fare. Pa...