Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Si e nis ditën Kryeministri? Rama tregon në “Sy m’sy” kur zgjohet
Një ndër pyetjet e qytetarëve për kryeministrin Edi Rama gjatë komunikimit “Sy m’sy”, lidhet me kuriozitetin se në çfarë ore zgjohet kreu i qeverisë. “Varet, përgjithësisht nga ora 6 e pak, tak hapen sytë, pastaj varet. Por, në 7 jam në këmbë”, tha kryeministri. Rama iu përgjigj më pas një tjetër komentuesi që e kritikonte se “mbeti në internet” dhe i kërkonte të “merrej me hallet e popullit”. Kjo që bëj unë këtë në internet është pjesë e detyrës time, tha kreu i qeverisë. “Unë merrem me të gjitha ato që duhet të merrem dhe merrem më shumë seç janë marrë të tërë ata që kanë qen këtu përpara meje. Dakord? Duhet të dish ti që unë kam rekordin e kilometrave të bëra nëpër Shqipëri...