Burimi: 
								Javanews.al
								
							
                                    Foto © Javanews.al                                
                            “Shqipëria në BE deri më 2027”/ Komisionerja Kos: Dështim nëse nuk anëtarësohet brenda mandatit tim
                            Komisionerja e Bashkimit Evropian për Zgjerim, Marta Kos, shprehet e bindur se gjatë mandatit të saj do të ketë anëtarë të rinj në Bashkimin Evropian. E kundërta për të do të ishte dështim, ndërsa mendon se anëtarët e rinj do të jenë Shqipëria dhe Mali i Zi. “Mund të përfundojmë me Malin e Zi [si anëtar] deri në fund të vitit 2026, dhe me Shqipërinë [si anëtar] deri në fund të vitit 2027”. Në një intervistë për Radio Evropa e Lirë, komisionerja e BE për Zgjerim vë në pikëpyetje rrugëtimin e Serbisë në union, teksa shprehet se “Më pëlqen të them që unë jam mbështetësja më e madhe e protestuesve, sepse nëse Serbia është serioze për rrugën drejt BE-së, atëherë do të duhet të japin...