Itali/ Shqiptari kapet me me 2 mln euro drogë, zbulohet nga një vidë që mungonte në derën e makinës

Itali/ Shqiptari kapet me me 2 mln euro drogë, zbulohet nga një vidë që mungonte në derën e makinës

Policia italiane ka arrestuar një shtetas shqiptar për trafik droge, pasi gjatë një kontrolli rutinë në rrugën mes Frosinone-s dhe Caserta-s u zbulua 1 kilogramë kokainë e pastër në makinën e tij Fiat Panda. Sipas mediave të huaja, arrestimi erdhi pas vërejtjes së një detaji të vogël: mungesa e një vide në derën e automjetit. Ky detaj ngriti dyshime te policia, e cila vendosi të kontrollonte automjetin dhe gjeti drogën e fshehur. Vlera e drogës nëse do të hidhej në treg vlerësohet të ishte mes 1.6 dhe 2.1 milionë euro. Ndërkohë, autoritetet kanë nisur hetime për të zbuluar persona të tjerë të përfshirë në këtë rrjet të trafikut të drogës.