Fiks Fare/ Emigranti nga Suedia: Vota ime në Shqipëri nuk është e fshehtë!

Fiks Fare/ Emigranti nga Suedia: Vota ime në Shqipëri nuk është e fshehtë!

Një emigrant shqiptar që jeton në Suedi ka ngritur shqetësime serioze mbi procesin e votimit në Shqipëri, duke e akuzuar Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) për shkeljen e fshehtësisë së votës së tij. Në një denoncim të bërë në emisionin “Fiks Fare”, emigranti ka thënë se zarfi i verdhë në të cilin ka dërguar fletën e votimit përmban një barkod që mendohet të përmbajë të dhënat e tij personale. “Ku është fshehtësia e votës, kur me të dhënat mbi zarf mund të identifikohet vota ime?” pyet emigranti, duke shtuar se kjo përbën një shkelje të hapur të ligjit dhe parimit kushtetues të votës së fshehtë. Procesi votimit të diasporës shqiptare për zgjedhjet parlamentare të 11 majit 2025 ka përfshirë një investim të konsiderueshëm financiar, me...