“Do të mbështesim fasonët”, Berisha: Ulje e çmimit të energjisë dhe kompensim për zhvlerësimin e euros

“Do të mbështesim fasonët”, Berisha: Ulje e çmimit të energjisë dhe kompensim për zhvlerësimin e euros

Kryetari i PD Sali Berisha vizitoi një prej bizneseve fason në kryeqytet për të shpjeguar programin e Aleancës për Shqipërinë Madhështore për sipërmarrjen. Berisha premtoi uljen e çmimit të energjisë elektrike në 6 lekë për biznesin dhe kompensimin e sipërmarrjeve për zhvlerësimin e euros, fenomen të cilin e kanë vuajtur kryesisht fasonet.  “Unë u garantoj ju se do kompensojmë çdo qindarkë të humbur në euro”, tha Berisha. Berisha kritikoi rivalin politik Rama që e ka ndërtuar fushatën mbi bazën e takimeve me vajzat e gratë; por sipas tij la pa mbështetje biznesin fason i cili në masën dërrmuese punëson gra. “Tani ky zotëri që bën xhiro dhe mbledh gratë e administratës me detyrim kudo që shkon, a mund t’u thotë atyre se pse nuk ndihmoi...