Burimi:
Sportekspres.com

Foto © Sportekspres.com
Tirana dhe Bylis dominojnë në formacionin e javës me lojtarët, Gentian Mezani shpallet trajneri më i mirë
Trajnerët e ekipeve kombëtare të moshave kanë përzgjedhur formacionin dhe trajnerin më të mirë të javës së fundit të kampionatit të rregullt, në të cilën u vendos gjithçka në lidhje me verdiktet e këtij sezoni. Teknikët kuqezi kanë vendosur për skemën 4-4-2 dhe formacioni më i mirë i javës është si më poshtë: Në portë është gardiani i Bylisit, Tony Batista, i cili ishte vendimtar në duelin e mbijetesës ndaj Skënderbeut. Katërshja e mbrojtjes përbëhet nga Paulo Buxhelaj (Partizani), Blerim Kotobelli (Teuta), Marcelino Preka (Partizani) dhe Luciano Vera (Tirana). Në mesfushë janë Florjan Përgjoni (Tirana), Rafael de Freitas Silva (Tirana), Renaldo Torraj (Teuta) dhe Walid Jarmouni (Tirana). Bekim Balaj i Vllaznisë dhe Ibrahim Mustapha i Bylisit ndodhen në repartin e sulmit. Trajneri më i mirë...