Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Nis ndërtimi i shkollës së re tek Astiri, Rama: Të ecim me një plan të ri për objektet arsimore! Ristani: Do të funksionojë për 900 nxënës
Në Njësinë Administrative 14, në Tiranë po hidhen themelet për ndërtimin e një shkolle të re, e cila do të funksionojë bashkë me kopshtin e ri dhe çerdhen e re me një kapacitet prej 900 nxënësish dhe 250 fëmijësh të ciklit parashkollor; një investim i qeverisë në përgjigje të nevojës së komunitetit të Astirit. Kryeministri Edi Rama ishte sot në kantierin, ku po punohet për ndërtimin e këtij kompleksi, së bashku me Ministren e Arsimit dhe Sportit Ogerta Manastirliu dhe Kryetaren e deleguar të Bashkisë Anuela Ristani. “Mirëserdhët në Astir zoti kryeministër. Kjo e sotmja është arritje historike për lagjen sepse që përpara 10 vitesh shqetësimi kryesor ka qenë që ish komunat nuk kishin kurrë të planifikuara objekte arsimore. Më në fund, ne kemi mundësi...