Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
“Presion ndaj familjarëve të kandidates së PD-së”/ Paralajmëron Bardhi: Urdhërat nga Balluku, s’do të mbeten pa pasoja
Kreu i Grupit të PD-së, Gazment Bardhi ka hedhur akuza se po ushtrohet presion ndaj familjarëve të kandidates për deputete të PD, Silva Hasaj. “Dënoj me forcë çdo akt presioni dhe intimidimi që Policia e Shtetit, nën ndikimin e drejtpërdrejtë politik, ka ushtruar ndaj familjarëve të kandidates për deputete të PD, znj. Silva Hasaj”, u shpreh ai. Bardhi theksoi se urdhërat jepen nga Belinda Balluku, por theksoi se nuk do të mbeten pa pasoja. Reagimi i Gazment Bardhit: Dënoj me forcë çdo akt presioni dhe intimidimi që Policia e Shtetit, nën ndikimin e drejtpërdrejtë politik, ka ushtruar ndaj familjarëve të kandidates për deputete të PD, znj. Silva Hasaj. Këto veprime përfaqësojnë një përshkallëzim të rrezikshëm të përpjekjeve për të frikësuar qytetarët dhe për të deformuar...