Borxhi i jashtëm arrin në 10 mld euro, ekspertët: Të zbulohen borxhet e fshehta dhe të mirëmenaxhohet kursi i këmbimit

Borxhi i jashtëm arrin në 10 mld euro, ekspertët: Të zbulohen borxhet e fshehta dhe të mirëmenaxhohet kursi i këmbimit

Në 10.1 miliardë euro ka arritur huaja që vendi ynë ka ndaj institucioneve ndërkombëtare sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, duke u zgjerua me 139 mln euro në fundvit. Ekspertët e ekonomisë e shohin me optimizëm ecurinë e këtij treguesi, duke u bazuar në situatën ekonomike të vendit. “Në raste kur ulet kostoja e borxhit të jashtëm që nuk është një ulje e përhershme se ne nuk e komandojmë dot kursin e këmbimit, qeveritë bëhen më dorëlëshuara për shpenzime dhe kur kostoja rritet nga valutat, ne prodhojmë një borxh të madh që dëmton rritjen ekonomike, stabilitetin financiar dhe redukton mbështetjen reale për shtresat në nevojë”, shprehet Arben Malaj, ekspert ekopnomie. “Shqipëria duke patur një trend pozitiv dhe vlerësim të mirë nga Standard and Pours...