Kontrata e lobimit të PD në SHBA/ SPAK nis verifikimet

Kontrata e lobimit të PD në SHBA/ SPAK nis verifikimet

Prokuroria e Posaçme ka nisur verifikimet për kontratën e lobimit të Partisë Demokratike në SHBA. “Ju informojmë si vijon: Prokuroria e Posaçme ka nisur verifikimet në lidhje me kontratën e lobimit të subjektit politik Partia Demokratike”, thuhet në njoftimin e zyrës të SPAK. Partia Demokratike njoftoi një ditë më parë ka nënshkruar një kontratë lobimi 6 milionë dollarëshe për dy vjet me një firmë në Uashington DC. Në reagimin e saj, PD-ja theksoi se ka qenë komuniteti shqiptaro-amerikan që përmes fondacionit “Make Albania Great Again” ka kontraktuar kompaninë “Continental” për të ndihmuar në konsolidimin e mardhënieve miqësore të PD-së me Kongresin dhe Qeverinë e SHBA-së. PD-ja thekson se kontributi financiar për realizimin e këtij qëllimi është marrë përsipër 100% nga patriotë shqiptarë që jetojnë në...