Vodhën një makinë nga garazhi, arrestohet në Tiranë 20-vjeçari dhe kërkohet bashkëpunëtori

Vodhën një makinë nga garazhi, arrestohet në Tiranë 20-vjeçari dhe kërkohet bashkëpunëtori

Policia e Tiranës ka arrestuar një 20-vjeçar dhe ka shpallur në kërkim bashkëpunëtorin e tij, të dyshuar për vjedhjen e një automjeti në zonën e Yzberishtit. Sipas njoftimit të Policisë, ngjarja ka ndodhur më 25 prill 2025, kur dy të rinjtë dyshohet se kanë hyrë në garazhin e një pallati në rrugën “Kol Koçi” dhe kanë vjedhur një automjet tip “Nissan Micra”. Automjeti i vjedhur është gjetur pranë banesës së të arrestuarit dhe është sekuestruar në cilësinë e provës materiale. Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme. “Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6, në bazë të kallëzimit të marrë nga një 28-vjeçare, të cilës i ishte vjedhur automjeti në garazhin e pallatit ku banon, kanë organizuar punën...