Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Rama takim me studentë e pedagogë në Vlorë: Shqipëria ka qenë si Afganistani, sot ka mundësinë për t’u integruar në BE
Kryeministri Edi Rama, i cili ndodhet në Vlorë për fushatën elektorale të zgjedhjeve të 11 majit, ka theksuar rëndësinë e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian. Gjatë një takimi me studentë dhe pedagogë, ai ka komentuar zhvillimin e vendit, duke e krahasuar Shqipërinë e dikurshme me Afganistanin për nivelin e prapambetjes, ndërsa theksoi se sot Shqipëria ka mundësinë e jashtëzakonshme për të hyrë në BE. “Shqipëria dikur ishte një vend i prapambetur, shumë afër Afganistanit, por tani jemi në një moment ku mund të realizojmë ëndrrën e integrimit. Shqipëria ka bekimin për të hyrë në BE, një mundësi që shumë vende do të donin ta kishin,” tha Rama. Kryeministri theksoi se me anëtarësimin në BE, Shqipëria do të bëhet pjesë e një bashkësie që përfiton...