Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Bëri shkrim me përmbajtje politike në rrjetin social, pezullohet nga detyra Nënkomisari i Policisë së Shkodrës
Postoi një shkrim me nota politike në profilin e tij, Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër pezullon nga detyra Nënkomisarin Prel Milani, specialist për Hetimin e Krimit në Komisariat. Reagimi dhe masa administrative ka ardhur menjëherë pas konstatimit të një shkrimi të postuar në rrjetin social Facebook të tij nga oficeri i policisë, që më pas është publikuar edhe nga një portal. Shkelja e konstatuar është kryerja e veprimeve që cenojnë figurën dhe e rregullave për shkak të funksionit. “Ky shkrim është në shkelje të Ligjit të Policisë së Shtetit, drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, menjëherë ka bërë pezullimin nga detyra të punonjësit të Policisë”, theksohet në njoftimin zyrtar. Por jo vetëm kaq, pasi ndaj nënkomisarit ka nisur edhe një hetim disiplinor. “Njëkohësisht, Drejtoria...