Burimi: 
								Vizionplus.tv
								
							
                                    Foto © Vizionplus.tv                                
                            Lamtumirë Papa Francesku! Liderë botërorë, mbretër dhe delegacione nga 160 vende morën pjesë në ceremoni
                            Papa Françesku u përcoll për në banesën e fundit. Ceremonia mortore nisi me ritet në Kapelën Sistine. Lutjet u mbajtën në latinisht, traditë e zakonshme për shërbimet kishtare të Vatikanit. Trupi i pajetë i Atit të Shenjtë u mbajt mbi supe duke dalë nga Bazilika e Shën Pjetrit, ndërsa të pranishmit e shoqëruan me duartrokitje. Sakaq, mbi arkivolin prej druri të Papa Françeskut ishte vendosur Ungjilli i hapur. 10 mbretër dhe mbretëresha, 50 krerë shtetesh, delegacione nga 160 vende, rreth 4000 meshtarë, përfaqësues fetarë si dhe mbi 250 mijë besimtarë nga e gjithë bota ishin të pranishëm në ceremoni. Pjesëmarrës ishin edhe kreu i Shtëpisë së Bardhë Donald Trump, ish-presidenti amerikan Joe Biden, ai i Ukrainës Volodymir Zelensky, kreu i shtetit francez Emmanuel Macron, si...