51 efektivë të lënduar, ministri Demo: Dhuna e pajustifikueshme! Sakrifica pas detyrës meriton respekt
Ministri i Brendshëm, Ervin Demo, ka bërë të ditur se 51 punonjës të Policisë së Shtetit janë lënduar gjatë protestës studentore. Disa prej efektivëve ndodhen në Spitalin Ushtarak, ku po marrin kujdesin e nevojshëm mjekësor. Përmes një reagimi publik, Demo ka dënuar dhunën ndaj punonjësve të policisë, duke theksuar se e drejta për të protestuar është e garantuar, por ajo nuk mund të justifikojë sulmet ndaj forcave të rendit. “Pas çdo uniforme është një njeri. Një prind, një bir, një bijë, një familjar që ka dalë nga shtëpia për të përmbushur detyrën dhe për të garantuar sigurinë e qytetarëve”, shprehet ministri. Postimi i plotë 51 punonjës të Policisë së Shtetit janë lënduar gjatë akteve të dhunës së sotme. Disa prej tyre ndodhen aktualisht në Spitalin...
Burimi:
kohajone.com