Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
U plagos në kokë gjatë sherrit me sende të forta në Farkë, 19-vjeçari, djali i ish-deputetit demokrat
19-vjeçari i cili mbeti i plagosur mbrëmjen e sotme pranë një kompleksi në zonën e Farkës mësohet se është djali i ish-deputetit të PD, Mhill Fufi. Kristi Fufi ndodhet në spital, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve, pasi dyshohet se u godit me bisht fshese në kokë. Pas sherrit ishte vetë Fufi që shkoi të denonconte rastin. Dyshohet se personat e përfshirë kanë pasur edhe armë zjarri, por nuk i kanë përdorur. Policia po punon për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në sherr. “Rreth orës 19:15, në Farkë, në afërsi të një kompleksi, persona ende të paidentifikuar janë përfshirë në një konflikt dyshohet me sende të forta. Si pasojë është dëmtuar shtetasi K. F., rreth 19 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin...