50 vjet nga fotografia që ndryshoi mënyrën si e shohim Tokën

50 vjet nga fotografia që ndryshoi mënyrën si e shohim Tokën

Më 7 dhjetor 1972, njerëzimi pa për herë të parë Tokën të plotë nga hapësira. Ishte misioni Apollo 17, i fundit me ekuipazh që udhëtoi drejt Hënës, që solli një prej imazheve më ikonike të historisë – “The Blue Marble” (Mermeri Blu). Fotografia, e vetmja e Tokës së plotë e bërë ndonjëherë nga një njeri, u bë simbol i bukurisë dhe brishtësisë së planetit tonë. Astronauti Harrison Schmitt, ndërsa fluturonte drejt Hënës, u shpreh: “Nëse ndonjëherë ka pasur një copëz e brishtë blu në hapësirë, është Toka tani”. Ai dhe pjesa tjetër e ekuipazhit – Eugene Cernan dhe Ronald Evans...
Burimi: Syri.net