Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
50-vjeçari bie aksidentalisht nga lartësia gjatë punës, dërgohet në Spitalin e Traumës
Një ngjarje është regjistruar mesditën e së dielës në qytetin e Laçit, ku një 50-vjeçar ka pësuar dëmtime të rënda trupore gjatë një procesi pune. Sipas njoftimit zyrtar, rreth orës 12:15 të ditës së sotme, shtetasi Y. V., banues në Kurbin, ka rënë aksidentalisht nga një lartësi, ndërsa po çmontonte një tendë në ambientet e një subjekti privat në pronësi të shtetasit Gj. K. I dëmtuari u transportua menjëherë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë, për ndihmë të specializuar mjekësore. Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për të sqaruar plotësisht rrethanat e ngjarjes.