Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
5 maji/ Elbasani nderon dëshmorët me homazhe dhe mirënjohje për sakrificën
👁3299
Në qytetin e Elbasanit u mbajt ceremonia përkujtimore në nderim të dëshmorëve të atdheut dhe efektivëve të policisë që ranë në detyrë. Familjarë, qytetarë dhe përfaqësues të institucioneve vendore u mblodhën në varrezat e dëshmorëve për të vendosur buqeta dhe kurora me lule, duke nderuar ata që dhanë jetën për lirinë e vendit. Në ceremoni mori pjesë edhe grupi i Partisë Socialiste në Elbasan. Kryetarja e LANÇ, Zhulieta Graceni, theksoi rëndësinë e kësaj dite për kombin shqiptar, duke nënvizuar se të rinjtë e asaj kohe mbrojtën trojet shqiptare me gjakun e tyre. Ajo shprehu mirënjohje për organizimin e ceremonisë, duke...