5.1 milionë udhëtarë në 6 muajt e parë të vitit

5.1 milionë udhëtarë në 6 muajt e parë të vitit

Flukset e vizitorëve nga vende të ndryshme që zgjedhin Shqipërinë si destinacion, vijnë kryesisht në rrugë ajrore. Sipas Drejtorit Ekzekutiv të Autoritetit të Aviacionit Civil, Maksim Et’hemaj, javët e para të korrikut kanë pasur rritje të konsiderueshme të pasagjerëve, ndërsa në 6 muajt e parë të 2025 ishin mbi 5.1 milionë udhëtarë. Në fillim të kësaj jave është shënuar rekordi i përpunimit të 280 avionëve brenda 24 orëve. Aviacioni civil në vendin tonë, për shkak të kërkesës së lartë kryesisht nga turizmi, pritet të njohë vetëm rritje në 7 vitet e ardhshme. Klan News