Nën hetim nga SPAK, ndërtuesi i familjes Berisha sfidon drejtësinë dhe ligjin, betonizon parkun e Drilonit në…

Nën hetim nga SPAK, ndërtuesi i familjes Berisha sfidon drejtësinë dhe ligjin, betonizon parkun e Drilonit në…

Një projekt i dyshimtë ndërtimi në Pogradec ka ngjallur protesta të forta dhe shqetësime për shkeljen e ligjit dhe rrezikimin e një prej perlat e qytetit. Kompania “Kontakt” e drejtuar nga Fatmir Bektashi, biznesmen ky i lidhur ngushtë me familjen Berisha, ka nisur shitjen e apartamenteve për një projekt të paautorizuar në parkun e Drilonit. Ky projekt, që përfshin ndërtimin e kulla deri në 12 kate, është ende në fazën e planifikimit dhe nuk ka marrë asnjë leje ndërtimi nga Këshilli Kombëtar i Territorit. Duke shkelur hapur ligjin, “Kontakt” po reklamon dhe shesin hapësira për rezervim me çmimin 1000 euro, edhe pse nuk ka asnjë vendimmarrje formale për këtë projekt. Sipas Agjencisë së Zhvillimit të Territorit, nuk ka ende një leje ndërtimi dhe aplikimi për...