SHBA/ Në Teksas promovohet libri me poezi “Udhë Dashurie” i autores Sadije Aliti

SHBA/ Në Teksas promovohet libri me poezi “Udhë Dashurie” i autores Sadije Aliti

Qendra e Komunitetit Shqiptar në Texas, AACC TX, do të organizojë një ngjarje të veçantë për të gjithë dashamirësit e poezisë dhe kulturës shqiptare. Më datë 27 prill 2025, në orën 12:30 PM, do të zhvillohet promovimi i librit të ri me poezi “Udhë dashurie” nga poetja e njohur Sadije Aliti, e cila është një nga emrat më të njohur të letërsisë shqipe nga Tetova.Sadije Aliti ka botuar 27 libra dhe veprat e saj janë përkthyer në mbi 20 gjuhë të botës, duke e bërë atë një ambasadore të letërsisë shqipe në arenën ndërkombëtare. Gjatë këtij promovimi, të pranishmit do të kenë mundësinë të ndjekin një program të pasur që përfshin lexim poezish në shqip dhe anglisht, të takojnë dhe bisedojnë me autoren, si dhe...