“Fushata e PS-së është tallava”/ Rama: Këta janë përbuzës të kulturës shqiptare

“Fushata e PS-së është tallava”/ Rama: Këta janë përbuzës të kulturës shqiptare

Kryeministri Edi Rama ka folur sot edhe për hapjen e fushatës së PS, e cila u kritikua nga opozita duke thënë se “i kthen mitingjet në tallava”.Në rubrikën “Sy m’sy”, Rama ka deklaruar se nuk ka asnjë rregull të shkruar se njerëzit duhet thjesht të mblidhen e të dëgjojnë fjalime gjatë takimeve elektorale. Sipas tij, kundërshtarët e kanë kopjuar dhe do vijojnë ta bëjnë në të ardhmen, mënyrën si ai e bën fushatën.“Këta thonë fushata e PS-së është tallava, është tallje. Si ka mundësi? E para punës, këta nuk e dinë si është tallavaja, janë përbuzës të kulturës shqiptare. Po, po! Janë përbuzës të atij thesari të kulturës tonë, nëse ne hapim dhe bëjmë një takim të madh, kush na ndalon ne që aty edhe...