Burimi: 
								Opinion.al
								
							
                                    Foto © Opinion.al                                
                            U aksidentua mbrëmjen e djeshme, i moshuari ndërron jetë në spital
                            Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në aksin rrugor “Lushnjë-Fier”.Mësohet se një motomjet ka përplasur një këmbësor dhe si pasojë e përplasjes të dy, shtetasit mbetën të plagosur. Ata u dërguan në spital për ndihmën e nevojshme mjekësore.Por raportohet se 77-vjeçari H.M. nuk i ka mbijetuar dot plagëve të marra nga përplasja dhe ka ndërruar jetë në spital. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit.