Aksident i RËNDË/ Motori përplas këmbësorin, 77-vjeçari ndërron jetë në spital (EMRI)

Aksident i RËNDË/ Motori përplas këmbësorin, 77-vjeçari ndërron jetë në spital (EMRI)

Një person ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në aksin Lushnje-Fier, ku një motomjet përplasi për vdekje një këmbësor. Nga informacionet e para bëhet e ditur se viktima është 77-vjeçari Hakim Maledhi.Fillimisht si drejtuesi i motomjetit dhe këmbësori mbetën të plagosur dhe u transportuan në spital. Por më pas u raportua se 77-vjeçari nuk i ka mbijetuar dot plagëve të marra nga përplasja dhe ka ndërruar jetë në spital. Gjithashtu bëhet e ditur se grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit. Lushnjë/Informacion paraprak Mbrëmjen e sotme, në aksin rrugor “Lushnjë-Fier” motomjeti me drejtues shtetasin A. H., 57 vjeç, banues në Pirrë, ka përplasur këmbësorin, shtetasin H. M., 77 vjeç, banues në...