UEFA shqyrton mundësinë e heqjes së shtesave, shkohet direkt tek penalltitë

UEFA shqyrton mundësinë e heqjes së shtesave, shkohet direkt tek penalltitë

Adriatik BALLA Paris San Zhermen është skuadra më e mirë e Francës por ky ekip s’ka mundur të fitojë UEFA Champions League. Këtë herë ndodhet në gjysmëfinale dhe ka një shans. Ndërkohë që PSG po mendon për Champions, UEËFA nga ana e saj po ideon të bëjë ndryshime në formën e zhvillimit të ndeshjeve që shkojnë në kohën shtesë. Kështu, Konfederata Evropiane e Futbollit (UEFA) është duke shqyrtuar mundësinë që në formatin e ri të Ligës së Kampionëve të bëhen të tjera ndryshime. Njëra prej ideve është që në fazën nokaut, të hiqen vazhdimet dhe nëse rezultati është i barabartë pas 90 minutave, të ekzekutohen penalltitë menjëherë. UEFA një gjë të tillë synon ta bëj në mënyrë që të largohet presioni mbi lojtarët, të cilët...