Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
U skualifikua nga gara për në Gjykatën Antikorrupsion/ Kushtetuesja i jep të drejtë komisionit për gjyqtarin Gerd Hoxha
Gjykata Kushtetuese e ka konsideruar të ligjshëm rezultatin e komisionit të posaçëm për gjyqtarin Gerd Hoxha, i cili u skualifikua nga gara për në Gjykatën e Posaçme Antikorrupsion, sipas gazetares së Top Channel, Anila Hoxha. Skualifikimi nga gara për në Gjykatën Antikorrupsion i gjyqtarit Gerd Hoxha u bë për shkak të një fotografie me kryebashkiakun Erion Veliaj shkrepur në një nga takimet e ambasadës britanike. Gjyqtari Hoxha ngriti pikëpyetje për përbërjen e Komisionit të posaçëm i cili verifikon kandidatët për në Gjykatën Antikorrupsion. Në këtë rast ky komision përbëhet nga dy prokurorë të SPAK, një gjyqtar antikorrupsion dhe dy hetues, të cilët në 24 korrik të vitit të shkuar e skualifikuan pretendentin Gerd Hoxha, sot zëvendëskryetar i gjykatës së Tiranës për shkak të një fotografie rastësore. Gerd...