Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Dollari në pikiatë, ekspertët: Lufta tarifore e SHBA po e zhvlerëson! Tashmë duhet të kishin rënë çmimet e importit
Dobësimi i dollarit amerikan po shkaktohet nga politika që po ndjek administrata e Trump. Humbja e besimit tek Dollari e reflektuar në zhvlerësim të fortë edhe në Shqipëri, ku kjo valutë po këmbehet me 85-86 lekë, ekspertët thonë se ka ardhur prej luftës tarifore të Donald Trump. “Si pasojë e kësaj lufte tregtare, tregjet financiare por edhe investitorët kanë një pasiguri politike dhe ekonomike”, thotë ekspertja e ekonomisë Romina Radonshiqi. Një tjetër shkak që po tkurr dollarin është edhe qasja e bankave ndërkombëtare të cilat rezervën e tyre nuk po e mbajnë më në dollarë por në shufra ari. “Dollari shërben edhe si monedhë rezervë për bankat qendrore në vende të ndryshme të botës, tanimë shumë vende kanë nisur ta zëvendësojnë monedhën dollarë me ar”,...