GJKKO “rrëzon” Berishën për Partizanin, avokati: Rrezikon burgim të përjetshëm

GJKKO “rrëzon” Berishën për Partizanin, avokati: Rrezikon burgim të përjetshëm

Seanca për kalimin ose jo për gjykim për ish-kryeministrin Sali Berisha dhe të pandehurit e tjerë lidhur me dosjen ‘Partizani’, pritet të jepet ditën e enjte. Gjatë seancës së sotme, e fundit paraprake, gjyqtarja Fjorela Davidhi rrëzoi disa prej kërkesave të avokatëve mbrojtës për pavlefshmëri të provave të SPAK. Avokatit Idajet Beqiri, i ftuar në “Tirana Live” theksoi se mbrojtja e Sali Berishës po krijon artifica me qëllim shtyrjen e procesit. Kjo shtyrje shprehet avokati vjen edhe për shkak të qëndrimit tolerues të Gjykatës së Posaçme. “Këto kërkesa për pavlefshmëri të akteve dhe papërdorshmëri të tyre, këto janë kërkesa që parashtrohen nga avokatët që sa nis procesi te gjyqtari i seancës paraprake dhe Gjykata i ka rrëzuar njëherë këto, por sot ata kanë gjetur akte...