462 seanca të dështuara në GJKKO nga bojkoti i avokatëve, Dhoma e Avokatisë kërkon zgjidhje nga KLGJ

462 seanca të dështuara në GJKKO nga bojkoti i avokatëve, Dhoma e Avokatisë kërkon zgjidhje nga KLGJ

Këshilli i Lartë Gjyqësor TIRANË- Ditën e sotme tre përfaqësues të Dhomës Kombëtare të Avokatisë kanë zhvilluar një takim me anëtarë të Këshillit të Lartë Gjyqësor ku kanë kërkuar ndërhyrjen e këtij institucioni për zgjidhjen e ngërçit mes avokatëve dhe Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Gjatë takimit përfaqësuesit e avokatëve kanë kërkuar garantimin e ushtrimit të lirë të profesionit dhe krijimin e kushteve të nevojshme për zhvillimin normal të seancave gjyqësore. Përplasja lidhet me rregulloren e re të GJKKO-së të hartuar nga kryetari Erion Bani, të cilën Dhoma e Avokatisë e kundërshton për shkak të kufizimeve që vendosen ndaj avokatëve dhe mediave. Mes pikave të kontestuara është edhe ndalimi i mbajtjes së celularëve gjatë seancave gjyqësore. Anëtarët e KLGJ-së kanë dëgjuar shqetësimet...