Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Berisha sulmon Ramën: Nuditeti për vota, shkelje e kodit moral dhe ligjor
Kreu demokrat Sali Berisha iu drejtua me një thirrje shqiptarëve që të mos ndikohen nga ato që i konsideroi si përpjekjet primitive të Edi Ramës, për të cilin tha se po rrokulliset. “Edi Rama po rrokulliset. Kjo është e vërteta. Dhe për të lexuar rezultatin e këtyre zgjedhjeve, mjafton të shohësh ekuilibrat e Edi Ramës. I aftë të shkelë çdo ligj dhe të bëjë çdo gjë për votë, por i pashpresë nga verdikti i shqiptarëve”, tha Berisha. Duke komentuar deklaratat e kreut të qeverisë lidhur me nuditetin, Berisha tha se ata që kanë kryer akte të tilla, janë përjashtuar nga gara zgjedhore dhe janë ndëshkuar me ligj. “Do të preferoja që vlerësimin individual të ja lija çdo nëne shqiptare, se sa do donte ajo që...