Zbardhet dinamika e atentatit ndaj efektivit të policisë,“Ndodhi për 47 sekonda”

Zbardhet dinamika e atentatit ndaj efektivit të policisë,“Ndodhi për 47 sekonda”

Policia e Kosovës ndërmori një operacion të gjerë policor mëngjesin e së dielës në qytetin e Kaçanikut, në lidhje me hetimet për vrasjen e rreshterit policor Muhamet Lika, ndodhur më 1 prill 2025.Personi i dyshuar si autor i drejtpërdrejtë i krimit, i mituri Rejhan Bela, është dërguar në paraburgim për një muaj pas vendimit të Gjykatës. Ndërkohë, personat e tjerë të arrestuar në lidhje me rastin pritet të dalin sot para trupit gjykues.Sipas dosjes hetimore, më 1 prill rreth orës 23:00, në katin e dytë të hyrjes së ndërtesës ku banonte viktima, Rejhan Bela në bashkëpunim me të rriturit Haki Bela, Rilind Murati, Vatan Çaka, Edmond Lika, Shkëlqim Kuka dhe Diamand Gashi, me qëllim dhe përgatitje të mëparshme, e kanë privuar nga jeta rreshterin Muhamet...