Person nën hetim/ Myzyrit ju kërkua në SPAK që të dorëzonte telefonin, po hetohen tenderat e rrugëve…

Person nën hetim/ Myzyrit ju kërkua në SPAK që të dorëzonte telefonin, po hetohen tenderat e rrugëve…

Detaje të reja janë mësuar për marrjen në pyetje të Kreut të  Komisionit të Prokurimeve Publike.  Gazetari i Syri tv mëson se atij i është kërkuar telefoni por nuk e ka dorëzuar pasi u ka thënë hetuesve se nuk e kishte me vete. Jonaid Myzyrit i është kërkuar telefoni këtë të martë në Prokurorinë e Posaçme, por ka thënë para Oficerëve të BKH-së që e kanë marrë në pyetje se nuk e kishte me vete. Atij i është komunikuar që është person nën hetim, shpjegon gazetari Fatjon Gjinaj, dhe nga dita e sotme do duhet ti përgjigjet organit hetues sa herë të shikohet e arsyeshme nga ky i fundit, ndërsa emri i tij është regjistruar në regjistrin e procedimeve penale, prej kohësh. Burime të besueshme, konfirmuan...