SPAK “zbërthen” krimet zgjedhore, ja si mund të denonconi

SPAK “zbërthen” krimet zgjedhore, ja si mund të denonconi

Prokuroria e Posaçme dhe Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, në bashkëpunim edhe me Prokurorinë e Përgjithshme janë angazhuar për hetimin krimeve zgjedhore. Për këtë qëllim, SPAK ka modeluar një formular online, ku çdonjëri mund të denoncojnë. Gjithashtu Prokuroria e Posaçme tregon se cilat krimet zgjedhore heton, gjithashtu orienton qytetarët se si mund të bëjnë denoncimet e tyre, qoftë me shkrim, apo mënyra të tjera. 1.Cilat janë krimet zgjedhore të parashikuara në Kodin Penal? Veprat penale të lidhura me procesin zgjedhor janë: Pengimi i subjekteve zgjedhore (Neni 325); Falsifikimi i materialit zgjedhor (Neni 326); Dëmtimi me dashje i materialit zgjedhor (Neni 326/a); Shkelja e fshehtësisë se votimit (neni 327); Votimi më shumë se një herë ose pa u identifikuar (Neni 327/a); Korrupsioni aktiv/pasiv në zgjedhje (Nen. 328, 328/b);...