Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
45′ e para: Inter shënon në fund dhe merr vendin e parë, Milan me 10 lojtarë barazon ndaj Romës
👁8404
Luhen sot ndeshjet e javës së 37-të në Serie A, që është java e parafundit. Vëmendja është padyshim në “Ennio Tardini”, ku Parma vendase pret Napoli-n kryesues. Pjesa e parë është mbyllur në barazim pa gola. Në “San Siro”, Inter i vendit të dytë përballet me Lazio-n. Zikaltërve iu duhet me patjetër fitorja për të shpresuar për titullin, ndërsa bardhekaltrit kërkojnë fitoren për vendin e katërt. Pjesa e parë është mbyllur 1-0 për zikaltrit, të cilët gjetën golin në minutën e parë shtesë me Bisseck. Me rezultatet aktuale, Inter ngjitet në vendin e parë me 80 pikë, një më shumë...