Microsoft shpjegon pse TPM 2.0 është bërë e detyrueshme për Windows 11-ën

Microsoft shpjegon pse TPM 2.0 është bërë e detyrueshme për Windows 11-ën

Me fundin e mbështetjes së Windows 10-ës që po afron me shpejtësi, Microsoft ka shtuar përpjekjet për të nxitur përdoruesit të kalojnë në Windows 11 pavarësisht se kjo lëvizje kërkon masa drastike për disa siç është blerja e një kompjuteri të ri me harduerë të fundit. Përpjekja më e fundit e kompanisë erdhi këtë muaj në formën e një faqeje uebi ku tregon sesi Trusted Platform Module (TPM) e bën Windows 11-ën më të mirë dhe më të sigurtë sesa paraardhësin. Në mesin e shumë gjërave shpjegon sesi TPM mund të enkriptojë të dhënat, të kontrollojë softuerin në kompjuter dhe të parandalojë njerëzit të ndryshojnë harduerin fizikisht në kompjuterin tuaj. Ndërsa ka përfitime për Windows 11-ën nga TPM, veçoria kryesore është kërkesa e panegociushme e...