Gjykata e Beratit shpall moskompetencën për çështjen e ish-drejtorit të AMP-së Florian Sulejmani, do shqyrtohet në…

Gjykata e Beratit shpall moskompetencën për çështjen e ish-drejtorit të AMP-së Florian Sulejmani, do shqyrtohet në…

Ish-Drejtori i Përgjithshëm i AMP-së, Florian Sulejmani, në Gjykatën e Beratit për verifikimin e masës së pezullimit nga detyra. Gjykata shpall moskompetencë territoriale dhe ia kalon çështjen Tiranës. Sulejmani, është paraqitur dje në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm në Berat, për verifikimin e masës së sigurimit personal “pezullim nga detyra”. Gjykata e Beratit kishte pranuar më herët kërkesën e Prokurorisë së Beratit për pezullimin nga detyra të drejtorit të AMP-së, pasi ai është nën hetim për veprën penale të “shpërdorimit të detyrës”, lidhur me procedurën e ndjekur për transferimin e oficerëve të policisë gjyqësore. Ky transferim dyshohet se është kryer në kundërshtim me legjislacionin përkatës. Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Jurisdiksionit të Përgjithshëm të Beratit njoftoi më 16...