Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Arrestohet një 50-vjeçar shqiptar në Greqi, akuzohet për kultivim të bimëve narkotike
Një 50-vjeçar shqiptar është arrestuar në Greqi, nën akuzën për përfshirje në kultivimin e bimëve narkotike në një plantacion marijuane të zbuluar në verën e vitit 2023 në zonën e Ano Symit, në Viannos të Kretës. Arrestimi u bë pas një deklarate të dhënë nga një oficer policie i Departamentit të Krimit të Organizuar në Kretë gjatë muajit shkurt, që çoi në ndjekjen dhe ndalimin e të dyshuarit. Për të njëjtin plantacion është identifikuar si i përfshirë edhe një tjetër shqiptar, 39 vjeç. Ndërkohë, autoritetet janë ende në pritje të konfirmimit të një gjurme gishti të pashoqëruar (të ashtuquajtur “jetim”) të zbuluar në vendngjarje gjatë hetimeve. Policia greke po vijon hetimet për të zbardhur plotësisht rrjetin e mundshëm të përfshirë në këtë rast.