Vijon radha kilometrike në Kapshticë, probleme me numrin e sporteleve nga pala greke

Vijon radha kilometrike në Kapshticë, probleme me numrin e sporteleve nga pala greke

Radhë kilometrike janë rregjistruar këtë të hënë në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës. Në palën shqiptare po punohet me kapacitete të plota, me 3 sportele në dalje, por duket se situata është bërë problematike nga pala greke për shkak se këta të fundit kanë fluks në hyrje e në dalje dhe nuk kanë shtuar sportele të tjera. Emigrantët shqiptarë kanë treguar se kjo situatë nuk është aspak normale, ndërsa kanë pranuar faktin se po presin prej 2 orësh për të kaluar kufirin dhe do të duhet të presin edhe më tepër derisa të kalojnë edhe palën greke. Pas festimit të Pashkës në vendlindje, emigrantët shqiptarë thonë se kjo situatë i ka indinjuar dhe është një problematikë që ndodh çdo vit, ndërsa presin që të...